Sporti

Ferdinand: Kam dëgjuar se Ancelotti do të largohet dhe se Arteta do të jetë zëvendësues i tij

04/20/2023 09:09
nga:Mergim Rreci

Nuk ka mbërritur ende periudha e merkatos verore, megjithatë ka shumë lëvizje në stola.

E ardhmja e Ancelottit është ende e paqartë. Nëse ai fiton Kupën e Mbretit dhe Championsin, sigurisht që do të qëndrojë në Madrid.

Po dështimi i mundshëm në Kupë ose eliminimi i mundshëm në kompeticionin më të lartë evropian mund të ndryshojë të ardhmen e tij.

Përballë kësaj mundësie, ka shumë emra që po shihen në sfond për t’u ulur në stolin e klubit mbretëror.

Ish-lojtari i Manchester United, Rio Ferdinand, sugjeron se ma largimin e Ancelottit në stolin e Realit do të ulet Mikel Arteta:

“Kam dëgjuar që Ancelotti, Don Carlo apo siç e quajnë ndryshe, “Vetulla”, mund të largohen këtë verë dhe se Arteta synon të shkojë te Reali.

Arsenali duhet ta mbajë Artetën, para së gjithash, pa marrë parasysh çfarë do të ndodhë në ndeshjet e fundit të Premier League-s”, tha ish-mbrojtësi qendror anglez në programin “YouTube Vibe With Five”.

Arteta është i përqendruar në fitimin e Premier League-s me Arsenalin. City ka katër pikë më pak, por një ndeshje më shumë për të luajtur.