Sporti

Ferdinand ka një këshillë për Maguire: Qëndro i fortë

09/27/2022 09:00
nga:Lorik J

Rio Ferdinand i ka bërë thirrje Harry Maguire që të jetë i fortë mentalisht pas një tjetër gafe të madhe – këtë herë për Anglinë gjatë barazimit 3-3 me Gjermaninë në Wembley.

Ka qenë një fillim i tmerrshëm i sezonit për Maguire, pasi humbi vendin e tij në skuadrën e Manchester United nën drejtimin e Erik ten Hag, pavarësisht se ishte kapiten i klubit. Ndërsa ai ka ende mbështetjen e trajnerit të Tre Luanëve, Gareth Southgate, gabimet si ai i së hënës mbrëma do të bëjnë pak për të ndihmuar kauzën e tij.

Ferdinand ka theksuar shqetësimet e tij për faktin se me mbrojtësin tani jashtë skuadrës së United, ai ka shumë pak kohë për të luajtur dhe të jetë në formë përpara Kupës së Botës që fillon në nëntor.

“E kuptoj Harry Maguiren, çdo gabim po që bën ndëshkohet”, shkroi legjenda e United në Twitter.

“Ai duhet të jetë i fortë mendërisht për ta kaluar këtë! Të luash pa pasur minuta në këtë nivel të lë gjithmonë të hapur për të gabuar”, tha Ferdinand.

/GazetaBlic Sport