Sporti

Ferdinand: Erling Haaland e torturoi Gvardiol, thjesht e shkatërroi atë!

03/15/2023 08:08
nga:L J

Josko Gvardiol luajti tmerrësisht kundër Erling Haaland në ndeshjen e dytë të raundit të fazës së eliminimit në Ligën e Kampionëve. Dueli mes sulmuesit dhe mbrojtësit të ri kroat shkoi kryesisht në të mirë të norvegjezit.

Manchester City mundi Leipzig 7:0, dhe Haaland shënoi pesë gola, duke shkëlqyer në ‘Etihad’, shkruan GazetaBlic Sport.

Rio Ferdinand, ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Anglisë, dhe tani një komentator ekspert për BT Sport, ka folur për lojën e Gvardiol: “Ne folëm shumë për të. Klubet më të mëdha në botë e duan atë, por sonte Haaland e torturoi, e shkatërroi. Gvardiol ishte tepër nervoz dhe Haaland e mundte në çdo duel. Lojë makthi për kroatin”, tha Rio.

/GazetaBlic Sport