Sporti

Ferdinand: Bruno Fernandes luan më mirë pa Ronaldon në skuadër

02/07/2023 20:30
nga:Lorik J

Rio Ferdinand, ish-lojtari i Manchester United, argumenton se Bruno Fernandes kishte vështirësi të luante me Cristiano Ronaldon në klub, sepse mesfushori dëshiron të jetë pika qendrore e skuadrës.

“Ka disa lojtarë që nuk mund ta ndezin lojën e tyre. Mendoj se kjo ndodhi me Cristiano Ronaldon dhe Bruno Fernandes te Manchester United. Bruno ishte më i mirë kur Cristiano nuk ishte në ekip. Sepse Bruno Fernandes ka nevojë që loja të kalojë përmes tij dhe problemi me Cristiano është se reputacioni i tij i bëri shokët e tij të mendojnë për të pasuar gjithmonë tek ai”, tha fillimisht Ferdinand.

“Bruno Fernandes dëshiron të ketë topin dhe dëshiron të përcaktojë lëvizjen. Aktualisht po e shohim të luajë më mirë sepse e gjithë ndeshja e United kalon nëpër këmbët e tij”, tha ish-reprezentuesi anglez në një prononcim në Vibewithfive.

/GazetaBlic Sport