Lajme

Ferati tregon suksesin në komunën e Istogut: Po rrugëtojmë drejt qëllimit

12/06/2023 19:41
nga:N K

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar për punët që po kryhen në këtë komunë dhe realizimin e premtimeve elektorale nga ana e tij.

“Programi jonë; Istogu për të gjithë kishte 5 shtylla kryesore dhe 78 premtime për 4 vite qeverisje. Për vetëm dy vite kemi arritur ti përfundojmë 34 premtime, ndërsa 10 prej tyre i kemi gjysmë të përmbushura, 17 kanë filluar dhe VETËM 17 premtime të programit tonë mbesin për tu realizuar në vazhdim.”, ka shkruar Ferati.

Ai ka thënë se puna do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimit: Istogu i të gjithëve e për të gjithë..

Ky është postimi i plotë:

Dy vite qeverisje nga ekipi jonë dhe siç kemi premtuar po e bëjmë.?

Programi jonë; Istogu për të gjithë kishte 5 shtylla kryesore dhe 78 premtime për 4 vite qeverisje. Për vetëm dy vite kemi arritur ti përfundojmë 34 premtime, ndërsa 10 prej tyre i kemi gjysmë të përmbushura, 17 kanë filluar dhe VETËM 17 premtime të programit tonë mbesin për tu realizuar në vazhdim.

Shumë punë janë bërë e shumë të tjera na presin në vazhdim, me shumë sfida por pa u ndalur as edhe njëherë e këtë do ta bëjmë deri në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët: Istogu i të gjithëve e për të gjithë – pa dallim!

Mirënjohës për besimin tuaj!

I juaji,
Iliri.