Lajme

Ferat Shala: Qeveria e ka paraparë rritjen e çmimit të energjisë elektrike në pranverë

01/12/2026 10:50
nga:Genita C

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka paralajmëruar se rritja e çmimit të energjisë elektrike është tashmë e paraparë nga institucionet përgjegjëse dhe pritet të ndodhë në pranverën e ardhshme.

Sipas Shalës, të dhënat zyrtare të publikuara deri më tani nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), por edhe nga instanca të tjera relevante, tregojnë qartë se çmimi i energjisë do të jetë i lëvizshëm dhe do të shënojë ngritje.

“Është e vërtetë që me të gjitha të dhënat që tani janë zyrtare, si nga ZRRE-ja ashtu edhe nga instanca të tjera, çmimi i energjisë elektrike është paraparë nga qeveria që në pranverën e ardhshme të jetë i lëvizshëm dhe të ketë ngritje’’, ka deklaruar Shala.

Ai ka theksuar se një rritje e tillë do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë negativ në ekonominë e vendit, duke goditur veçanërisht prodhimin vendor dhe buxhetet familjare.

“Kjo do të ndikojë negativisht në prodhimin vendor, por do ta rëndojë shumë edhe ekonominë familjare ka shtuar’’, ka thënë ai./Front Online