Lajme

Ferat Shala: PDK-ja dhe Bedri Hamza – Zgjidhja për një Kosovë të fortë dhe me mundësi të reja

02/06/2025 21:49
nga:Genita C

Ferat Shala, kandidat i PDK-së për deputet, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mbështetje dhe besimin e dhënë gjatë takimeve të tij, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se kjo e diel është vendimtare për të ardhmen e vendit dhe theksoi se një Qeveri e udhëhequr nga Bedri Hamza është zgjidhja e duhur për një ekonomi të fortë, arsim cilësor, shëndetësi më të mirë dhe rritje pagash e pensionesh.

“Këto ditë kam takuar shumë qytetarë, anë e mbanë Kosovës dhe i falënderoj secilin për pritjen dhe besimin. Kjo e diel është vendimtare për të ardhmen e vendit. Duhet ta bëjmë zgjidhjen e duhur për një ekonomi të fortë, arsim cilësor, shëndëtësi më të mirë e rritje e pagave dhe pensioneve”, tha Shala.

Shala i bëri thirrje qytetarëve të votojnë PDK-në me numrin 131 dhe për të, me numrin 16, për një jetë më të mirë për të gjithë.

“Qeveria e udhëhequr nga Bedri Hamza është zgjidhja e duhur për këtë. Si kandidat për deputet, do të angazhohem vazhdimisht për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ju ftoj ta votoni PDK-në me numrin 131 dhe për mua me numrin 16”, shtoi ai.