Lajme

Ferat Shala pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese- Vetëm Listës Serbe dhe LVV-së ju konvenon një situatë e tillë!

09/06/2025 18:56
nga:Y I

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme, dje, duke ndaluar çdo veprim nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës pas ankesës së Listës Serbe.

Gjykata ka urdhëruar që masa e përkohshme të hyjë në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025.

“TË CAKTOJË ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesve masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë”, thuhet në vendimin e saj raporton “Gazeta Blic”.

Në lidhje me këtë vendim të Gjykatës ka folur për “Gazeta Blic”, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala.

Shala tha se nga këndvështrimi juridik është një vendim i pritshëm sepse veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje ishin arbitrare.

Ndërsa sipas Shalës, nga këndvështrimi politik, është në funksion të politikave të Albin Kurtit pasi nuk i konvenon stabiliteti institucional.

Ai tutje potencoi se vetëm Listës Serbe dhe LVV-së ju konvenon një situatë e tillë.

“Nga këndvështrimi juridik është vendim i pritshëm për mua sepse veprimet e shumicës parlamentare, VV-së ishin arbitrare.Nga këndvështrimi politik vendimi ëshë në funksion të politikave të Albin Kurtit të cilit gjthçka tjeter i duhet vetem stabiliteti institucional nuk i konvenon.Pra vetem Listes Serbe dhe Vetëvendosjes u konvenon një situat e tillë e brishtë, pa institucione, pa partner nderkombëtar, pa investime ekonomike, me sanksione ndërkombëtare, qindra miljon euro fonde të bllokuara nga BE, më deficitin më te lartë tregtar,më mvarshmëri energjetike nga jashtë, pa prodhim vendor, me largim të rinisë nga Kosova” deklaroi Shala.

Deputeti i PDK-së, Shala, tha se ‘askujt tjetër përveç Kurtit dhe LS nuk i ba nder zgjedhja e Dimal Bashës në krye të Kuvendit’

“Askujt tjetër përveç Albinit dhe LS nuk i ba nder zgjedhja e Dimal Bashës në krye te kuvendit të kosovës. Fatkeësisht e tëra anti-shtet anti Republikë” tha Shala në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/