Lajme

Ferat Shala: Ndërprerja e njësisë A4 do të shkaktoj shumë humbje në ekonominë e vendit!

10/18/2024 21:04
nga:Y I

‘Në KEK tha që shkoi rastësisht, por nuk u prit si zakonisht’

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, njëherit edhe kryetar i Komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti gjatë qëndrimit në Termocentralin Kosova A, u bë dëshmitar i një shpërthimi të një kazani të Korporatës Energjetike.

Sipas tij, kjo nuk do të bëhej fare publike po të mos kishte rastisur aty.

Por, menjëherë pas sinjalizimit për eksplodim që e bëri ai, reagoi KEK-u duke e konfirmuar ç’kyçjen e një njësie.

Ndërprerja e njësisë A4 sipas Shalës, do të shkaktoj shumë humbje në ekonominë e vendit.

Ndërkohë gjatë ditës edhe “Gazeta Blic” ka qëndruar pranë KEK por të njëjtit nuk janë lejuar të hyjnë brenda.