Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 16, Ferat Shala, ka vizituar familjen e heroit Halim Bajraktari, i cili u vra në prill të vitit 1999 te Guri i Gradinës. Shala u takua me babain e Halimit, Bacën Ramadan, dhe djalin e tij, Halimin, i cili mban emrin e heroit, raporton GazetaBlic.
Ai e vlerësoi mikpritjen e familjes dhe theksoi lidhjen e tij të ngushtë me Halimin, të cilin e ka njohur si mik dhe bashkëluftëtar.
Shala e nderoi heroizmin e Halimit, i njohur si “Hoxha”, i cili ishte një figurë e shquar për përkushtimin ndaj kombit dhe besimit, dhe që pasqyronte traditën e patriotizmit të familjes Bajraktari.