Konstituohet Komisioni funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti i cili do të drejtohet nga deputeti i PDK-së Ferat Shala.
Deputeti Shala fillimisht theksoi se do të jetë i hapur për bashkëpunim pa asnjë dallim partiak.
Ai theksoi se nga java e ardhshme nis punën Komisioni sipas programit dhe rregullit e parimeve të Kuvendit.
“Unë nga sot do të udhëheq këtë Komision Parlamentar, me besim të plotë në konceptin tonë të përbashkët, në rregullativën e Kuvendit të Kosovës në parimet kushtetues dhe ju garantoj që të jap maksimumin që të bashkërendojmë çdo iniciativë që është brenda kompetencave të Komisionit. Jam i gatshëm për çdo lloj konsultimi, bashkëpunimi e angazhimi. Do të jap maksimumin në transparencë dhe koordinim për interes të përgjithshëm. Jam i hapur shumë në çdo formë të konsultimit dhe bashkëpunimit me secilin veç e veç pa asnjë dallim partiak”, theksoi ai.
Zëvendëskryetarja e Komisionit nga VV-ja, Jeta Statovci tha se fusha e ekonomisë ka një sërë sfidave për shkak të pandemisë, kështu sipas saj me një bashkëpunim të mirëfilltë pret të arrihet përballimi i këtyre sfidave.
“Shprehi gatishmërinë time për përkushtim maksimal për bashkëpunim me të gjithë anëtarët e këtij Komisioni. Fusha e ekonomisë ka një varg sfidash momentalisht për shkak edhe të përballje me pandeminë. Sfidave që janë kryesisht në sektorin e shëndetësisë, një pjesë e angazhimit edhe barrës do të ndërlidhen direkt me implikimin e fushën e ekonomisë. Kështu që besoj me një bashkëpunim të mirëfilltë mund të arrijmë t’i përgjigjemi këtyre sfidave”, theksoi Statovci.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti montalisht ka 10 anëtarë, e që pritet të bëhet pjesë edhe një anëtarë nga 6+. Ferat Shala kryetar i Komisionit; Jeta Statovci zëvndëskryetare nga VV-ja, anëtarë Gramoz Agusholli nga VV-ja, Driton Hyseni nga VV-ja, Mimoza Kusari-Lila nga VV-ja, Armend Muja nga VV-ja, Uran Ismaili nga PDK-ja, Valentina Bunjaku nga LDK-ja dhe Pal Lekaj nga AAK-ja.
Mbledhjet e këtij Komisioni pritet të mbahen çdo të martë prej orës 10:00.
Gjuriq pas paralajmërimit për reciprocitet: Vuçiq nuk i lejon kërcënimet e Kurtit