Lajme

Ferat Shala: ‘Albin Kurti është i interesuar që vendi mos të ketë institucione funksionale’

07/25/2025 16:52
nga:Y I

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë nesër seancën e radhës konstituive.

Kjo seancë është e fundit brenda afatit 30-ditor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Sot dështoi për të 52-tën herë të konstituohet ky institucion.

Por çfarë pritet të ndodhë nesër, në afatin e fundit, dhe a pritet ndonjë lëvizje pozitive ka folur për “Gazeta Bllic” deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala.

Shala u shpreh se nuk pritet ndryshim nga shumica parlamentare e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai theksoi se ‘Albin Kurti është i interesuar që vendi të mos ketë institucione funksionale’.

“Bindja ime personale, nuk pres ndryshim nga shumica parlamentare e VV-së. Sepse ata gjegjësisht ai, Albin Kurti eshtë i interesuar që vendi mos të ketë institucione funksionale.Ai eshtë rritë njerëzisht e politikisht mbi kriza e dhunë, mbi bazën e trazirave e improvizimeve gjoja atdhetare dhe e verteta është fatkqësisht tjetër” tha Shala.

Shala renditi dëmet e mëdha që i kanë ndodhur vendit gjatë këtij 4-vjeçari dhe që po vazhdojnë t’i ndodhin duke filluar nga ekonomia e deri tek sanksionet e BE-së.

“Dëmi i madh i ka ndodh dhe po vazhdon ti ndodh vendit: Ekonomikisht pa ide e koncept zhvillimi, inflacioni në rritje, vendi nën sanksione të BE-së, ndërkombëtarisht kemi kolapsu në diplomaci, buxhetin e këtij viti po e shpenzon pa llogaridhenje” deklaroi ai.

Deputeti i PDK-së tha se ‘klani i tij politiko-financiar po forcohet me tendera një-burimor’ duke iu referuar kryeministrit në detyrë Kurti dhe se i njëjti do t’a vazhdojë këtë gjendje.

“Klani i tij politiko financiar po forcohet me tendera një burimor dhe tregëti te energjisë.Prandaj Albini don ta vazhdoj këte gjendje pa kontroll dhe institucione” tha deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

 

Dështon seanca e 52-të në Kuvend, përpjekja e fundit për konstituim do të bëhet nesër