Sporti

‘Fenomeni’ Ronaldo tregon se kush është momenaltisht sulmuesi më i mirë në botë

02/01/2022 11:52
nga:Mergim Rreci

Ronaldo Nazario foli për ata që sipas tij, aktualisht janë sulmuesit më të mirë në botë. 

Sipas tij, Benzema është sulmuesi më i mirë, por që edhe Lewandowski është shumë afër tij, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë e dua Neymarin, shpresoj që ai të fitojë Kupën e Botës, sepse në shifra ai tashmë më ka tejkaluar dhe është afër ta kalojë Peln. Aktualisht Benzema është sulmuesi më i fortë, por Lewandowski është shumë afër. Edhe Haaland do të jetë shumë i fortë, ndoshta edhe numri një, por nuk e ka teknikën e dy të tjerëve. Mbappé është gjithashtu shumë i fortë, ka shpejtësi dhe gjakftohtësi para portës dhe kjo do ta bëjë më të mirën në botë”, theksoi braziliani.

/GazetaBlic Sport/