Ronaldo Nazario, i njohur si “Fenomeni” dhe një nga sulmuesit më efikas të të gjitha kohërave, më në fund ka komentuar mbi deklaratat kontraverse të emnakut të tij portugez, Cristiano Ronaldo.
Ikona braziliane tregoi respekt të madh për karrierën mbresëlënëse të Cristianos dhe e vendosi atë midis më të mëdhenjve. Megjithatë, ai e bëri të qartë se nuk pajtohet me pretendimin e Cristianos se ai është më i miri në historinë e futbollit, transmeton GazetaBlic Sport.
Në një deklaratë për ESPN, braziliani ishte i sinqertë në lidhje me qëndrimin e portugezit:
“Cristiano shënoi gola në çdo mënyrë të mundshme. Është e pabesueshme dhe ai është padyshim ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Por më i miri i të gjitha kohërave? Nuk pajtohem. E respektoj mendimin e tij, por do ta vendosja në 10 më të mirët.”
Ndërsa Cristiano e prezantoi veten si një yll i madh në intervistën me Piers Morgan, Ronaldo Nazario ofroi një qëndrim shumë më modest kur foli për arritjet e tij.
“Sinqerisht, nuk dua të hyj në këto diskutime. Disa njerëz kanë një mendim shumë të lartë për veten. Unë preferoj që të tjerët të flasin për performancat e mia, çfarë kam bërë dhe si kam qenë, në vend që unë të flas për veten time”, përfundoi legjenda.
/GazetaBlic Sport/


