Sporti

“Feneri” i Muriqit ndahet në paqe me Lyonin, gjithçka vendoset në ndeshjen e kthimit

08/18/2026 23:02
nga:Genita C

Ka përfunduar ndeshja e play-offit të Ligës së Kampionëve mes Fenerbahçes dhe Lyonit.

Në Stamboll, nuk arritën më shumë se një barazim 1-1 duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit pas një jave.

Plot 80 minuta luajti edhe ylli jonë, Vedat Muriqi i cili u aktivizua sonte nga minuta e parë.

Golat e ndeshjes u realizuan nga Lois Openda për Lyonin, ndërsa më pas ishte Mason Greenwood ai që barazoi për gjigantët turk.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit luhet javën e ardhshme, në “Groupama Arena” të Lyonit.