Paraqitjet e mira të Yarmalenkos në Euro 2020 kanë ngjallur interesimin e gjigantit turk.
Sipas ‘Football Insider‘ agjentët e lojtarit, Yarmalenko janë në bisedime me drejtuesit të bordit të klubit turk për një transferim të mundshëm të ukrainasit në Turqi, shkruan GazetaBlic Sport.
Fenerbahche po shpreson që të arrijë marrëveshjen me West Ham për 2 milionë euro.
Ukrainasi sezonin e kaluar me West Ham luajti 24 ndeshje dhe realizoi 3 gola duke dhuruar edhe 5 asistime për bashkëlojtarët.
/GazetaBlic Sport/


