Sporti

Fenerbahce synon të vazhdojë kontratën e Jose Mourinhos

03/05/2025 16:11
nga:Lorik J

Fenerbahce synon të vazhdojë kontratën e Jose Mourinhos, raporton gazeta turke Fanatik.

Presidenti Ali Koc synon t’i japë një “lulëzim” besimit të skuadrës, e cila ka ulur në katër pikë diferencën me Galatasarayn në renditjen e Superligës.

Në fitoren bindëse 3-0 të skuadrës së Stambollit ndaj Antalyasporit, trajneri portugez shërbeu ndeshjen e fundit të pezullimit dhe mund të rikthehet në stol në turin tjetër.

Trajneri  ka kontratë deri në vitin 2026, por i njëjti burim pohon se së shpejti pritet një takim mes tij dhe presidentit për t’i ofruar vazhdimin e kontratës edhe për një vit, pra deri në verën e vitit 2027.

Ali Koc dëshiron të punojë me Jose Mourinhon për shumë vite, pavarësisht nga rezultatet e këtij sezoni.

/GazetaBlic Sport