Christopher Nkunku mund të largohet nga Milani vetëm pak kohë pasi u bë protagonist në San Siro me një dopietë vendimtare.
Sulmuesi francez, i afruar në verë për të forcuar repartin ofensiv, ka tërhequr interesimin e Fenerbahçes në Superligën turke. Klubi turk ka paraqitur një ofertë të konsideruar tërheqëse për lojtarin.
Milani po e shqyrton seriozisht, pasi do të rikuperonte pothuajse të gjithë shumën e investuar, rreth 40 milionë euro. Kujtojmë se ky “operacion” u krye nga drejtori sportiv, Igli Tare, i cili tashmë duhet të vendosë mbi të ardhmen e francezit.
Trajneri Domenico Tedesco është shtytësi kryesor i këtij transferimi. Ai e njeh mirë Nkunkun nga koha te Leipzig dhe beson se mund ta ringjallë sërish.


