Sporti

Fenerbahce kërkon transferimin e De Gea-s

07/01/2023 20:38
nga:E K

Fenerbahce është interesuar për shërbimet e David De Gea.

Teksa, Manchester United po kërkon një portier tjetër, e ardhmja e De Geas duket larg “Old Trafford-it”, shkruan GazetaBlic Sport.

“Djajtë e Kuq” tash e një kohë po punojnë për të transferuar portierin e Interit, Onana.

Sipas, “ASpor”, Fenerbahce ka shprehur interesim për portierin spanjoll duke kërkuar informacion për kushtet e transferimit të tij te skuadra turke.

De Gea është pjesë e skuadrës angleze që nga viti 2011, ku ka bërë gjithsej 415 paraqitje me fanellën e Man United.