Samuel Umtiti është një nga lojtarët e shumtë që Barcelona do të tentojë të shesë në këtë afat kalimtar, duke qenë se nuk është pjesë e planeve të ekipit dhe duhet zhbllokuar situata për të përfunduar regjistrimin e Ferran Torres dhe për ta vënë atë në dispozicion të Xavi.
Sipas raportimeve të Sport.es, megjithatë, mbrojtësi francez po i pengon dhe në orët e fundit ai ka refuzuar ofertën e Fenerbahçes, përcjell GazetaBlic Sport.
Klubi turk ishte në dispozicion për të marrë lojtarin në huazim, por ai ka vendosur të refuzojë të largohet për në Turqi.
Ai nuk është në planet e Xavi dhe gjasat që të largohen nga Barça në këtë afat janë të mëdha.
/GazetaBlic Sport


