Sporti

Fenerbahce, kampion i ri i Euroligës

05/25/2025 21:09
nga:Lorik J

Skuadra turke, Fenerbahce është shpallur kampion i Euroligës, pasi ka fituar finalen e madhe ndaj Monacos.

Fundi i shumëpritur i sezonit 2024–25 të EuroLeague mbërriti sot, me Fenerin që u kurorëzua kampion i Europës, shkruan GazetaBlic Sport.

Në Abu Dhabi, Fenerbahce fitoi ndaj Monacos me rezultatin 70-81.

Nigel Hayes i ekipit turk ishte më i miri në parket me 20 pikë të shënuara.

Ky është titulli i dytë i Euroligës në histori të Fenerbahce.

/GazetaBlic Sport