Sporti

Fenerbahce e vendosur për largimin e Mesut Ozil: Ky vendim nuk është lojë fëmijësh

04/08/2022 11:07
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç, ka folur për Mesut Özil dhe të ardhmen e tij në Turqi.

Drejtori, i cili tha se nuk kishte folur me lojtarin, ka folur për vazhdimësinë e tij në skuadër, duke deklaruar se nuk është në planet e klubit të tij, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne nuk e kemi atë në plan për momentin. Ky vendim nuk është lojë fëmijësh. Më e rëndësishmja është Fenerbahçe”, tga Koç.

Klubi i Stambollit preferon që ai të mos vazhdojë dhe pritet të nisin negociatat për shkëputjen e kontratës së tij.

/GazetaBlic Sport/