Sporti

Fenerbahce e fiton Kupën e Turqisë, triumfon në finale

06/11/2023 23:26
nga:Mergim Rreci

Fenerbahce fitoi Kupën e Turqisë pasi mposhti Basaksehirin 2-0 në finale, me një dygolësh nga ndërkombëtari belg Batshuayi.

Fenerbhaçe u fut aq fuqishëm në fushë sa që në minutën e parë Batshuayi shënoi golin e parë të ndeshjes, përcjell GazetaBlic Sport.

Në minutën e 29-të, Batshuayi shënoi golin e dytë të llogarisë së tij personale dhe të Fenerbahçes, e cila prej 10 vitesh nuk e fitoi Kupën e Turqisë dhe për gati 9 që nuk kishte festuar asnjë titull. E fundit ishte në 2013/14 kur fituan Ligën Turke.

/GazetaBlic Sport/