Sporti

Femrat/ Kosova luan sonte me Belgjikën në ‘Fadil Vokrri’

04/12/2022 09:18
nga:L J

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave zhvillon sonte ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës.

Dardanet luajnë përballë skuadrës së dytë më të mirë në grup aktualisht, Belgjikës.

Para ndeshjes, selektorja e Kosovës ka bërë të ditur se nuk do të jetë e lehtë ndaj belgeve, por shpreson në rezultat pozitiv.

Belgjika është e dyta në grup me 16 pikë në shtatë ndeshje, kurse Kosova mbanë pozitën e parafundit me katër pikë.

Ndeshja mes vashave të Kosovës dhe atyre të Belgjikës luhet me fillim nga ora 20:00, në ‘Fadil Vokrri’.