Vllaznia e femrave vijon aventurën në Ligën e Kampionëve, teksa mbrëmjen e sotme do të zbresë në fushë për një tjetër sfidë prestigjioze.
Vajzat kuqeblu do të luajnë takimin e dytë në Grupin A, teksa në orën 21:00 do të sfidojnë Chelsean në transfertë.
Pasditen e djeshme, shkodranet kanë zhvilluar edhe seancën stërvitore në Londër.
Duket se gjithçka është gati për këtë takim, futbollistet shqiptare që kërkojnë fitoren historike në Angli.


