Sporti

Femrat e Gjermanisë kualifikohen në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

07/21/2022 23:45
nga:Mergim Rreci

Femrat e Gjermanisë kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes, Gjermani – Austri ishte 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Mesfushorja Lina Magull (25) dhe sulmuesja Alexandre Popp (90) treguan efikasitet dhe shënuan golat e skuadrës së drejtuar nga Martina Voss-Tecklenburg.

Gjermania tashmë pret fituesin e Francë-Holandë për të diskutuar kalimin në finale të kompeticionit.

/GazetaBlic Sport/