Sporti

Fëmijët në Mallorca i motivojnë Muriqin dhe bashkëlojtarët e tij para finales së Kupës së Mbretit

04/04/2024 14:04
nga:Mergim Rreci

Mallorca e ka mbajtur sot seancën e fundit stërvitore në Ishull para ndeshjes finale në Kupën e Mbretit, atje ku do të takohet me Athletic Bilbao.

Ky takim do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 22:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Vedat Muriqi u pa shumë i lumtur, teksa disa fëmijë organizuan pritje tek qendra stërvitore.

Kujtojmë që ky mund të jetë një trofe historik për skuadrën dhe sulmuesin.