Lajme

“Fëmija shkoi e u përplas te makina”, Deliu: Çfarë deklarate është kjo ministre?

04/11/2022 08:06
nga:Q R

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila ka deklaruar se një fëmijë është përplasur në veturën e saj, pas aksidentit të shkaktuar në Dragodan të Prishtinës.

Deputetja Deliu-Kodra, i ka uruar shërim të shpejtë fëmijës, për të cilin raportohet se është dërguar për trajtim në QKUK, teksa i ka bërë thirrje ministres që të ketë kujdes me deklarimet e saj.

Reagimi i plotë i deputetes: