Lajme

Fëmija që u rrezikua duke u bartur me trotinet, policia nis të merret me rastin

08/10/2022 10:05
nga:Astrit Gashi

Policia e Kosovës ka nisur trajtimin e informatës pas publikimit në media të pamjeve ku shihet një burrë me trotinet elektrikë, ku edhe e kishte vendosur një fëmijë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Pas publikimit, informata po trajtohet dhe konform autorizimeve do të ndërmirren të gjitha veprimet”, tha Ahmeti.

Trotinetet elektrikë janë shtuar me të madhe në Prishtinë teksa komuna e Prishtinës ka paralajmëruar rregullore për shkak të telasheve që po sjellin në trafik.

Video është publikuar nga “Vrojtuesit e lagjes”.