Lajme

Fëmija që pësoi lëndime nga mjetet piroteknike dërgohet në Kirurgjinë Plastike

12/18/2025 12:41
nga:Lorik J

13-vjeçari i cili ka pësuar lëndime në duar nga mjetet piroteknike, është duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.

Kështu ka treguar për Klankosova.tv, drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Ai tha se fëmija fillimisht është trajtuar në Qendrën Emergjente, dhe i njëjti më pas është transferuar në Klinikën e lartpërmendur.

“Është sjell nga spitali i Ferizajt një pacient me lëndime nga mjetet piroteknike, pas trajtimit në QE është transferuar në Kirurgjinë Plastike për trajtim të mëtutjeshëm”, deklaroi Syla për Klankosova.tv.

Ndërkohë policia e këtij qyteti ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:50.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe ka udhëzuar hapjen e një Shënimi zyrtar – Lëndim me mjete piroteknike”, tha zëdhënësi i policisë së këtij qyteti, Kanun Veseli.