Lajme

Fëmija ngulfatet në pishinën plastike, dërgohet në QKUK për trajtim

07/02/2021 09:15
nga:Y I

Gjatë ditës së djeshme një fëmijë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, pasi që derisa ka qenë duke u larë në një bazën të plastikes ishte ngulfatur.

Rasti ka ndodhur në Han të Elezit, rreth orës 14:00, ka njoftuar policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Hani i Elezit 01.07.2021-14:00. Është raportuar se viktima femër kosovare (fëmijë) është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë duke u lar në një bazën-plastike ishte ngulfatur”, thuhet në njoftim.