Lajme

Fëmija 3 vjeçar humbi jetën në kopsht, gjykata jep 30 ditë burgim për edukatoren

01/11/2022 11:17
nga:Y I

Gjykata e Fierit ka vendosur 30 ditë burg për edukatoren Redina Binjaku, e cila u arrestua pasi në kopshtin ku ajo punonte dhe ishte përgjegjëse për sigurinë e fëmijëve u mbyt një fëmijë 3-vjeçar me lidhësen e kapuçit të xhupit. Edukatorja akuzohet nga prokuroria për shkelje të rregullores në punë.

Fëmija 3-vjeçar ndërroi jetë 3 ditë më parë, në kopshtin privat “Flatrat e dijes” në Fier, ndërsa familjarët e tij kërkojnë drejtësi.

Sipas dëshmisë së edukatores 27-vjeçare, 3-vjeçari ka tentuar të marrë çantën dhe i ka ngecur kapuçi i xhupit në varëse e për pasojë është mbytur, ndwrsa kamerat e sigurisë në kopsht pritet tw zbulojnë gjithçka ndodhi që solli vdekjen një 3 vjeçari.

Ekzistenca e kamerave të sigurisë ka qenë objekt debatit ku ka qenë daja e 3-vjeçarit që ka thënë se nga përfaqësues të kopshtit fillimisht i janë premtuar pamjet, por më i është thënë se nuk ekzistojnë.

Fotot e siguruara nga Report Tv tregojnë se kamerat ekzistojnë dhe nuk kuptohet arsyeja se pse fshihen nga pronarët e kopshtit.

Gjithashtu, ajo që vihet re është se në këtë kopsht klasat janë me shumë fëmijë.

Një edukatore i duhet të kujdeset për një grup të madh fëmijësh, duke shtuar dyshimet se tragjedia mund të ketë ardhur si pasojë e neglizhencës dhe moskujdesjes.