Showtime

“Femër e lodhur”/ Sara Hoxha zbulon nëse vajzat ngacmojnë ende Ledri Vulën: Domethënë… (FOTO)

07/31/2021 20:32
nga:Gazeta Blic

Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, është mjaft e drejtpërdrejtë me 356 mijë ndjekësit e saj në “Instagram”, me të cilët herë pas here bën bashkëbisedime virtuale. E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa u ka dhënë të drejtën atyre që t’i bëjnë pyetje të ndryshme.

E Sara jo vetëm që mundohet t’u kthejë përgjigje të gjitha pyetjeve, por ajo nuk lë pas as komentet negative që i shkruajnë.

Së fundmi një ndjekës i ka lënë në “inbox” një koment aspak të këndshëm, duke i shkruar: “Femër e lodhur”.

Partnerja e reperit të dashur për publikun e ka marrë me sportivitet dhe ka vendosur që po ashtu t’i kthejë edhe përgjigje.

“E rraskapitur, jo e lodhur”, shkruan Sara duke e shoqëruar me emoj-in e disa zemrave ngjyrë rozë.

Ndërsa një tjetër ndjekës ka qenë kuriozë që të dijë nëse e ngacmojnë sërish vajzat Ledrit, edhe tani që ka një partnere dhe është bërë baba për herë të parë.

“Jo, jo, jo, jo, fare domethënë”, shkruan Sara në “Instastory”, duke lënë të kuptohet se ende ka vajza që ngacmojnë Vulën.

Pasi lidhja me këngëtarin u bë publike, Sara mori vëmendje të madhe dhe të gjithë ishin shumë kuriozë të mësonin më shumë rreth saj. Prandaj, një tjetër ndjekëse e pyeti së si ndihet pas presionit të të qenit figurë publike.

“Nuk kam ndjerë në të vërtetë ndonjë presion nga të qenit ‘figurë publike’, çfarëdo që kjo nënkupton…Akoma vetja ime e vjetër dhe gjithmonë kështu do të jem”, shkroi Sara.