Sporti

Felix luajti në Barcelonë për një pagë qesharake, por tani do të fitojë dhjetë herë më shumë

01/08/2024 17:59
nga:Lorik J

Joao Felix u huazua nga Atletico Madrid te Barcelona këtë verë. Sulmuesi portugez iu desh të merrte një ulje të konsiderueshme page për të luajtur për klubin katalanas me probleme financiare. 

Në Barcelonë ai merrte 7700 euro në javë deri më tani, konfirmoi në tetor nënkryetari i Barcelonës, Eduard Romeu:

“Është e vërtetë, Joao Felix uli pagën e tij në 400 mijë euro. Një përpjekje e madhe për t’iu bashkuar Barcelonës.

Tani ka pasur një ndryshim në këtë marrëveshje, pasi Barcelona ka përmirësuar ndërkohë financat dhe Felix do të fitojë shumë më tepër, madje dhjetë herë më shumë për të qenë të saktë. Këtë informacion e ka konfirmuar në rrjetet sociale presidenti i La Liga-s spanjolle i cili ka shkruar se Barcelona “ka shumëzuar me 10 tarifën e rënë dakord mes Felix-it dhe Barcelonës, për qëllime të Fair Play.

Kjo do të thotë se Felix tani merr një pagë vjetore prej 4 milionë eurosh.

/GazetaBlic Sport