Ish futbollisti brazilian i Galatasaray, Felipe Melo reagoi pas tërmetit 7.7 ballë, epiqendra e të cilit ishte në lagjen Pazarcık të Kahramanmaras dhe u ndje në krahinat përreth, duke publikuar një video në rrjetet sociale, ku fliste turqisht.
Futbollisti brazilian në video ka thënë: “Shërim të shpejt atdheu im i dytë. Zemra dhe lutjet e mia janë me ty”.
Kujtojmë se tërmeti që goditi Turqinë mori jetën e qindra personave dhe gjendja momentalisht është e jashtëzakonshme.
/GazetaBlic Sport
? @_felipemelo_: Geçmiş olsun, ikinci vatanım. Kalbim ve dualarım sizinle. #GeçmişOlsunTürkiye pic.twitter.com/2EN38Ha4iY
— Fanatik (@fanatikcomtr) February 6, 2023


