Lajme

Feka: Situata në rrugët nacionale është e kënaqshme pavarësisht kushteve atmosferike

01/08/2026 18:47
nga:Y I

Qamil Feka nga Drejtoria për Menaxhimin e Rrugëve ka deklaruar se, në krahasim me gjendjen dhe kushtet aktuale atmosferike, situata në rrugët nacionale në përgjithësi është e mirë.

“Jo shumë e mirë, por është e kënaqshme në krahasim me situatën dhe kushtet atmosferike në të cilat ndodhemi këto dy-tri ditë”, ka thënë Feka në FIVE.

Sipas Fekës, problemet më të mëdha janë shfaqur pas reshjeve të shiut në disa segmente rrugore, kryesisht për shkak të bllokimit të kanaleve ekzistuese dhe pamundësisë për absorbimin e sasisë së madhe të ujit në rrugë.

“Probleme më të mëdha ka pasur pas reshjeve atmosferike të shiut që ndodhën në disa rrugë, ku ka pasur mbyllje të kanaleve ekzistuese, pamundësi dhe mosabsorbim të sasisë së ujit në rrugë. Këto ishin problemet në rrugët në drejtim të Pejës, tek aeroporti i Komoranit, pastaj edhe në drejtim të QMI-së, tek ‘Baki Automobile’”, ka deklaruar Feka.