Lajme

Fejesa e të resë shqiptare me marokenin kthehet në përleshje mes fiseve

12/29/2022 17:37
nga:Y I

Fejesa mes një 18-vjeçareje shqiptare dhe një 21-vjeçari maroken është bërë shkak i një përleshje të fuqishme mes disa personave në Itali.

Sipas mediave italiane, të afërmit e të resë shqiptare ishin kundër fejesës së saj me djalin maroken.

Një darkë, teksa çifti dhe motra e 18-vjeçares shqiptare kishin dalë për xhiro kanë hasur në rrugë një të afërm 47 vjeç dhe gruan e tij, 43 vjeçe. Ata shoqëroheshin nga disa miq. Menjëherë shqiptarët kanë nisur që të fyejnë çiftin.

Në këtë moment, vajza, në tentativë për të zbutur gjakrat i është afruar familjarëve të saj dhe ka kërkuar që të ndalojnë. Por ajo është dhunuar nga gruaja, e cila i ka tërhequr flokët dhe e ka goditur me shuplakë.

Gjatë përleshjes janë shfaqur nga hiçi të tjerë familjarë të shqiptarëve, përfshirë një 32-vjeçar, i cili ka nxjerrë një thikë nga xhepi dhe një 37-vjeçar që ka gjuajtur çiftin me shishe birre.

“Përforcimet” nuk kanë përfunduar. Atje kanë shkuar të afërm të tjerë shqiptarë. Një 67-vjeçar, baba i gruas 43-vjeçare, dhe djali i tij 23 vjeç.

Pavarësisht kësaj motrat dhe marokeni arritën të largoheshin. Dy vajzat shqiptare shkuan në shtëpi. Disa prej të afërmve, më konkretisht 32-vjeçari, 37-vjeçari dhe 23-vjeçari, duke menduar se do të gjenin të riun maroken kanë shuar në apartamentin e vajzave. Ata kanë thyer derën dhe më pas kanë shtyrë babain e vajzës.

E reja ka denoncuar në polici të afërmit e saj, duke thënë se ka marrë shpesh kërcënime për gjashtë muaj. Më pas, vajza u kthye në Shqipëri duke i dhënë fund fejesës.