Lajme

Fehmi Kupina: Lidhja e Prishtinës do të mbështes qytetarët tanë me grante dhe subvencione

10/08/2025 18:25
nga:Sh R

Kryetari i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina ka vizituar biznesin e kandidatin për Kuvend Komunal, Nusret Stubllës.

Ai ka thënë se Lidhja e Prishtinës do të mbështes qytetarët tanë me grante dhe subvencione për të ofruar perspektivë dhe realizim të ideve të tyre.

Postimi i plotë:

Vizitova Nusret Stubllën, kandidatin tonë për Kuvend Komunal, i cili udhëheq një biznes të suksesshëm, Neë Clothing, në Bardhosh. Ai shpjegoi proceset e punës për të mbajtur biznesin e tij në funksion.

Ishte kënaqësi të shoh një punë të mirë, prodhim të mirë, dhe punësim për qytetarët tanë. Lidhja e Prishtinës do të mbështes qytetarët tanë me grante dhe subvencione për të ofruar perspektivë dhe realizim të ideve të tyre.

#lidhjaeprishtines #prishtina #LP115