Sporti

Federico Chiesa jashtë: Liverpooli publikon skuadrën prej 29 lojtarësh për turneun në Azi

07/20/2025 21:12
nga:Lorik J

Uebsajti zyrtar i Liverpoolit ka postuar një listë të plotë prej 29 lojtarësh që do të udhëtojnë në Azi për turneun para-sezonal.

Në skuadër nuk përfshihet Federico Chiesa, i cili pritet të largohet nga klubi këtë verë. Sipas disa raportimeve, anësori është jashtë fushave për shkak të një problemi të vogël.

Luis Diaz dhe Darwin Nunez, lojtarët e tjerë, e ardhmja e të cilëve në Liverpool është e pasigurt, po udhëtojnë me ekipin.

Portierë: Alisson, Woodman, Mamardashvili, Pecsi, Misciur

Mbrojtës: Gomez, Van Dijk, Konate, Tsimikas, Robertson, Kerkez, Frimpong, Bradley

Mesfushorët: Endo, Szoboszlai, Mac Allister, Jones, Elliott, Gravenberch, Wirtz, Morton, Stephenson, Nyoni

Sulmues: Diaz, Nunez, Salah, Gakpo, Doak, Ngumoha

/GazetaBlic Sport