Sporti

Federico Chiesa do të mungojë deri në vitin 2022 për shkak të dëmtimit

11/28/2021 16:05
nga:Lorik J

Juventus ka konfirmuar se anësori Federico Chiesa pësoi një dëmtim në humbjen 1-0 të së shtunës ndaj Atalantës, gjë që do ta përjashtojë atë për pjesën e mbetur të vitit 2021.

Juventusime një postim në faqen e tyre zyrtare njoftoi se Chiesa pësoi një lëndim të shkallës së ulët në kofshës së tij të majtë dhe ai nuk pritet të kthehet deri në vitin 2022, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo do të thotë se Chiesa do të humbasë të paktën pesë ndeshje të Serisë A – kundër Salernitana, Genoa, Venezia, Bologna dhe Cagliari – ndërsa ai gjithashtu do të përjashtohet për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Champions League kundër Malmos.

Është padyshim një humbje e madhe për Massimiliano Allegri.

/GazetaBlic Sport