Sporti

Federer: Fundi i karrierës time nuk ishte i përkryer, por “lamtumira ime” ishte e perfekte

09/29/2022 20:36
nga:E K

Roger Federer ka përdorur rrjetet sociale për të komentuar fundin e karrierës së tij.

Tenisti zviceran, kujtojmë se i dha fund karrierës në moshën 41-vjeçare, në një lojë dyshe me Rafael Nadal, në Kupën e Laver, përcjell GazetaBlic Sport.

Dhe në një mënyrë të këndshme, Roger Federer foli në fund të karrierës së tij të shënuar nga disa “humbje.

“Të gjithë ëndërrojnë të përfundojë një përrallë, por e imja ishte kështu: humba ndeshjen time të fundit teke [të mposhtur nga Hubert Hurkacz], humba ndeshjen time të fundit në dyshe [me Nadal, kundër Tiafoe dhe Sock], humba zërin gjatë fundjavës dhe humba punën. Megjithatë, lamtumira ime nuk mund të ishte më e përsosur dhe jam shumë i kënaqur me mënyrën se si doli. Pra, mos prisni përfundime perfekte, e juaja do të jetë gjithmonë fantastike në mënyrën e vet“, ka shkruar ai në Instagram.

/GazetaBlic Sport/