Sporti

Federata Italiane me “dorë të hekurt”, vendim ekstrem për klubet që marrin pjesë në Superligë

12/29/2023 13:51
nga:Mergim Rreci

Ideja për të krijuar Superligën Europiane jashtë juridiksioneve të UEFA-s dhe FIFA-s, u rikthye të ishte një alternativë konkrete pasi Gjykata Europiane dha “dritën jeshile” për ta zhvilluar një kompeticion të tillë të iniciuar nga Real Madrid, Barcelona dhe Juventus( bardhezinjtë aktualisht mbajnë një pozitë neutrale pasi presidenti Agnelli nuk është më në krye të klubit).

Por, pavarësisht vendimit nga Gjykata Europiane të shumta ishin klubet që e refuzuan pjesëmarrjen në Superligë e së fundmi në Itali, Federata kërkon të sigurohet se asnjë prej klubeve nuk do të jetë në këtë kompeticion.

Federata Italiane ka dalë me një vendim ku theksohet se cilido klub që merr pjesë Superligë apo në një kompeticion që nuk është i organizuar nga UEFA apo FIFA, do të përjashtohet menjëherë nga kampionati. Kjo klauzolë është aprovuar dhe tashmë klubet italiane e dinë fatin e tyre nëse injorojnë UEFA-n dhe FIFA-n për t’iu drejtuar Superligës.

Edhe pse, përjashto Juventusin dhe Milanin që kanë mbajtur qëndrime neutrale, pjesa tjetër e klubeve italiane janë shprehur totalisht kundër Superligës dhe nuk janë “joshur” nga projekti.