Sporti

Federata e Futbollit të Maqedonisë reagon ashpër ndaj veprimit të Arnautovic, dorëzon padi në UEFA

06/14/2021 21:44
nga:Mergim Rreci

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka dalë me njoftim zyrtar, pas sjelljes aspak të hijshme të sulmuesit të Austrisë Marko Arnautoviç, ndaj Ezgjan Alioski, duke shpërthyer ndaj këtij të fundit me fjalorin banal.

FFM bën me dije se ka dorëzuar shkresë zyrtare tek UEFA duke kërkuar dënim maksimal për sulmuesin me origjinë serbe që luan për Austrinë.

Ndër të tjera brenda saj thuhet; “Ne jemi gjithmonë kundër nacionalizmit, diskriminimit dhe të gjitha formave të tjera të fyerjeve që nuk janë në frymën e futbollit”, thonë ata.