Sporti

Federata e Futbollit të Kosovës vjen me komunikatë, këto janë klubet që janë licencuar për garat evropiane

05/01/2021 19:21
nga:Mergim Rreci

FFK-ja ka njoftuar klubet që kanë arritur të licencohen për garat evropiane.

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së pas shqyrtimit të dokumentacionit të klubeve aplikuese për licencim, në bazë të kritereve të plotësuara ka marrë vendim për licencimin e disa klubeve të Superligë, përcjell GazetaBlic.

FC Drita, FC Ballkani, FC Prishtina, SC Gjilani, KF Llapi, KF Trepça ‘89 janë klubet që kanë arritur të licencohen.

Për gara evropiane është licencuar edhe KFF Mitrovica, në konkurrencën e femrave.

Për shkak të mospërmbushjes së të gjitha kritereve të kërkuara nuk janë licencuar KF Drenica, KF Feronikeli, KF Arbëria dhe KF Besa.

Ndërkohë, KF Dukagjini, që është finalist i Kupës së Kosovës, është ende në proces, ngase si klub i rangut të dytë të garave ka procedurë të veçantë.

/GazetaBlic/