Federata Franceze e Futbollit ka ndërmarrë hapa zyrtarë për të emëruar Zinedine Zidane si trajner të ‘Gjelave’.
Puna ka filluar tashmë për zgjedhjen e stafit të tij, kjo çështje shihet si çështje e kryer, transmeton GazetaBlic Sport.
Zidane do ta pranonte detyrën e trajnerit pas Kupës së Botës 2026, pra pas largimit të Didier Deschamps nga kjo pozitë.
Kujtojmë që Zidane ka qenë më herë trajner i Real Madridit, atje ku ka arritur suksese të mëdha.
/GazetaBlic Sport/


