Sporti

Federata e Futbollit të Anglisë po tenton bllokimin e nismave për liga të reja nga klubet angleze

04/22/2021 15:56
nga:Mergim Rreci

Federata e Futbollit të Anglisë është në bisedime me qeverinë se si ata mund të ndalojnë juridikisht një Ligë të ngjashme të shkëputur që të formohet përsëri pas rënies së Superligës Evropiane.

Superliga Evropiane u krijua nga 12 skuadrat, ku 6 prej tyre ishin angleze, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, ato u tërhoqën nga kjo Superligë dhe tashmë po vazhdojnë normalisht garat në Premier League.

Sot Federata e Futbollit të Anglisë ka nisur bisedimet edhe me qeverinë dhe po mendohet që të ndalohet themelimi i ligave të tjera ku skuadrat do të largoheshin.

/GazetaBlic/