Federata e Futbollit Italian ka aprovuar të hënën një amandament që parandalon klubet italiane të marrin pjesë në kompeticione tjera përveq atyre të njohura nga UEFA dhe FIFA.
Klubet italiane, Milan, Inter dhe Juventus ditë më parë kishin konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në një kompeticion jashtë UEFA-s dhe FIFA-s që do quhej Superliga Evropiane, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë ky projekt është pezulluar pasiqë klubet angleze janë tërhequr nga kjo garë.
Për të parandaluar skenare të tilla në të ardhmen, Federata e Futbollit Italian ka krijuar një amadament që i pengon klubet italiane të marrin pjesë në projekte jashtë UEFA-s dhe FIFA-s.
“Klubet e regjistruara në kampionatin kombëtar marrin përsipër të mos marrin pjesë në garat e organizuara nga shoqata private të panjohura nga FIFA, UEFA dhe FIGC”, shkruan në amadamentin e aprovuar nga Federata e Futbollit Italian.
/GazetaBlic Sport/


