Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ka paralajmëruar skuadrën e Juventus se do t’a përjashtoj nga Serie A nëse nuk largohet sa më parë nga “Superliga Evropiane”.
Juventus, Real Madrid dhe Barcelona janë skuadrat e vetme që nuk janë tërhequr zyrtarisht nga kjo garë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Kur klubet pranojnë të marrin pjesë në ligën italiane, ata pranojnë parimet e organeve ndërkombëtare. Kjo e ndalon Juventusin të marrë pjesë në gara të tilla,” tha Gravina në një konferencë për shtyp.
9 klubet të tjera që ishin të përfshira në këtë projekt, kanë deklaruar zyrtarisht se janë tërhequr nga kjo garë.
/GazetaBlic Sport/


