Sporti

Federata e Danimarkës së Futbollit e ashpër ndaj UEFA-s: Ndeshja ndaj Finlandës nuk duhej të luhej në natën kur Eriksen pësoi atak

06/16/2021 15:28
nga:Mergim Rreci

Federata e Danimarës dëshiron që Uefa të ndryshojë procedurat e saj pas lëndimit të Christian Eriksen.

Mesfushori, 29 vjeç, pësoi një sulm në zemër në fushë në disfatën e Danimarkës në Euro 2020 ndaj Finlandës, e cila rinisi pas një pauze dy orëshe në lojë, përcjell GazetaBlic Sport.

Jesper Moller, kryetari i DBU, ka kritikuar lëvizjen e Uefa për t’u ofruar lojtarëve mundësinë e rifillimit të ndeshjes natën ose në mesditë të ditës tjetër.

“Kjo është një situatë që lojtarët dhe trajnerët nuk duhet të vendosin,” tha ai.

“Nuk është dhe nuk duhet të jetë vendimi i tyre. Ishte një vendim i gabuar dhe plotësisht i paqëndrueshëm që lojtarët duhej të ishin në fushë kaq shpejt pas përvojës së tmerrshme.

“Tani duam një vlerësim të të gjithë procesit të vendimmarrjes në mënyrë që të mund të marrim të gjitha faktet dhe informacionet përkatëse në tryezë.

“Ne duhet të shikojmë një ndryshim në rregullat për të siguruar që të mos jemi kurrë më në të njëjtën situatë. Ne jemi gati t’i paraqesim një rezolutë Uefa,” përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/