Sporti

Federata e Basketbollit e Kosovës me turneun në 3×3 do të shënojë 1 Qershorin

05/31/2022 23:00
nga:Lorik J

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të shënojë 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

FBK në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të organizojë një turne në 3×3, që do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, para Teatrit Kombëtar.

Ky turne organizohet së bashku me Komunën e Prishtinës, që do të organizojë shumë aktivitete më 1 Qershor (nesër).

Në turneun e organizuar nga FBK, do të zhvillohen dy ndeshje në 3×3, ku marrin pjesë dy ekipe të përzgjedhura nga FBK dhe dy nga Policia e Kosovës.

Po ashtu do të marrin pjesë edhe shumë fëmijë, që do të nderojnë këtë turne, por edhe të shënojnë 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Turneu fillon nga ora 12:00, të mërkurën (nesër) para Teatrit Kombëtar.